Një ngjarje e rëndë u shenua ne nje fshat te Korçës ku mbetën të vrarë 3 persona. Gjithcka ndodhi ne Podgorie brenda në një taksi.
Policia tha se 57-vjeçari Viktor Rrodhani vrau fillimisht 40-vjeçaret Elda Cocka dhe Floridon Guri dhe me pas vrau edhe veten. Ngjarja me motive xhelozie ndodhi rreth ores 19.00 të së dielës, ndersa policia i gjeti trupat e pajete brenda automjetit ne oren 20.30, ne nje rruge mes malesh.
Autoritetet thane se 57-vjeçari kishte një lidhje dashurie me Elda Çoçken dhe fakti qe ajo kishte nisur nje lidhje tjeter me Florion Gurin shkaktoi zemerimin e Rrodhanit, i
cili i ndoqi dhe i gjeti ne çaste intime brenda taksise se Gurit dhe i ekzekutoi me kallashnikov.
Sipas informacioneve zyrtare, vrasesi pas krimit kishte telefonuar policine dhe kishte treguar per ngjarjen. Por kur forcat e rendit shkuan ne vendin e krimit, gjeten te vdekur edhe 57-vjeçarin qe kishte qelluar edhe mbi veten.
Bashkëshorti nuk pranon të marrë trupin e Elsa Çoçkës: Ajo më rrihte vazhdimisht
Elsa Çoçka, 40 vjeç, ishte arsyeja e masakrës së djeshme në fshatin Podgorie të Korçës. Edhe pse ishte e martuar dhe me dy fëmijë, ajo kishte dy dashnorë në fshat, Viktor Rozanin, 57 vjeç, dhe Feridon Bollgurin, 40 vjeç. Të dy burrat ishin të martuar.
Viktor Rozani, pasi zbulon se dashnorja e tij kishte një aferë, merr armën dhe i vret të dy, në vendin ku kishin planifikuar të bënin marrëdhënie seksuale. Më pas telefonon policinë dhe qëllon mbi veten.
Por mësohet se bashkëshorti i Elsa Çoçkës nuk ka pranuar të marrë trupin e saj nga morgu. Nuk ka qenë vetëm tradhtia që e ka bërë atë të mos e marrë trupin e saj, por edhe fakti se Elsa e rrihte atë vazhdimisht. Në këto kushte trupin e Elsës e kanë marrë nga morgu prindërit e saj.